Muça: Rritja e pagës minimale duhet parë si investim te punonjësi, jo si barrë për biznesin

 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, eksperti i punësimit dhe karrierës Erion Muça foli mbi raportin mes kostove të biznesit dhe detyrimit për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se kjo duhet të jetë një praktikë e natyrshme dhe e planifikuar në kulturën organizative të çdo sipërmarrjeje.

"Raporti i kostove dhe shpenzimeve të një biznesi është një element që është individual për çdo sipërmarrje dhe çdo biznes në varësi të madhësisë, volumit të xhiros apo dhe të ardhurave dhe fitimeve të përgjithshme.

Unë mendoj se çdo biznes normal planifikon në buxhetin e vetë jo vetëm për të patur më shumë të ardhura për të paguar punonjësit, por edhe për t'i garatuar punonjësve që në plan biznesi, një shkallë rritjeje automatike progresive mbi bazë vjetërsie pune vit pas viti, gjë që e ka dhe duhet ta ketë në portofolin e vet një rritje sistematike progresive për punonjësin mbi bazën e vjetërsisë së punës.

Ky detyrim për të rritur pagën minimale, është i parashikuar në një element që ka të bëjë me kulturën organizative dhe mbështetjen që ka sipërmarrja ndaj punonjësit të vet dhe nuk është një gjë e re, është thjesht një gjë që kur i vjen me detyrim nuk pëlqehet, për ta patur nuk i pëlqen, sepse e cilëson punonjësin si kosto dhe shpenzim të shtuar përfshirë dhe pagën që duhet t'ia rrisë, gjë që duhet gjetur një e mesme e artë mes asaj që kërkon një sipërmarrje dhe asaj që pëlqen, ti vijë me detyrim apo duhet ta bëjë vetë", u shpreh Muça.