Aubrey Herbert, miku i shqiptarëve/ Berisha: Familja më aristokrate e Anglisë, e përkushtuar për çështjen e kombit shqiptar
Diplomati, Mal Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nesër është përkujtimi i trashëgimisë së familjes së Kolonelit Aubrey Herbert, familja më aristokrate e Anglisë që është përkushtuar për çështjen e kombit shqiptar.
Berisha: Në fakt prej datës 10 nëntor deri me datën 16 ambasada britanike në Tiranë bashkë me këshillin britanik janë në një kurs aktivitetesh të cilat i kanë emnu java e kulturës britanike në Shqipëri.
Para dy netësh kishim një koncert me një kompozitor të famshëm dhe dirigjent të famshëm britanik në sallën e Operas.
Nesër kemi përkujtimin e trashëgimisë së asaj familjeje që ju sapo përmendët, Kolonelit Aubrey Herbert.
Është e paimagjinueshme, familja më aristokrate e Anglisë është përkushtuar për çështjen e kombit shqiptar në ditët tona më të vështira të tranzicionit midis okupimit Otoman drejt një kursi pavarësimit të Shqipërisë dhe pranimit në organizatën më të madhe të kohës që në atë kohë ishte Liga e Kombeve.
