Panairi i librit/ Berhami: Gjithçka që botojmë, e botojmë sepse na përfaqëson
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 21:50
Botuesja, Loreta Berhami e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se gjithçka që botojnë e botojnë sepse na përfaqëson.
Berhami: Shumë botues që e bëjnë këtë punë prej vitesh dhe e bëjnë me pasion e bëjnë para së gjithash sepse librin e kanë ushqim të përditshëm, e kanë pasion.
E kanë diçka të pandashme nga vetja.
Më shumë sesa një punë është gati një hobi, është një dashuri.
Gjithçka që botojmë, e botojmë deri diku edhe kur bëjmë kompromise, e botojmë deri dikur sepse na përfaqëson.
Ose sepse jemi të gatshëm të përfaqësohemi nga kjo kopertinë në vend të një tjetre.
Secili nga ne pasqyron ose nxjerr në pah një pjesë të personalitetit të vet, të mendimeve të veta, të orientimit të tij, etj.
