Nis panairi i librit/ Skënderi: Kemi pasur rreth 260 vepra për t'u shqyrtuar, 100 më shumë se vitin e kaluar
Pedagogia, Elsa Skënderi e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se këtë vit janë diku tek 260 vepra për tu shqyrtuar, 100 më shumë se vitin e kaluar.
Skënderi: Ka një rrezik që mund të humbasë edhe një vepër që mund të jetë shumë e mirë në këtë kakofoninë edhe zhurmën që bëhet mund të humbasin edhe vepra që janë shumë të mira.
Ti ikin edhe vëmëndjes, bëhet edhe një lloj lufte ngjan si një lloj konkurence mes botuesve kush të marrë më shumë vëmendje, kush të dali më shumë në media.
Megjithatë ne kemi pasur diku tek 260 vepra që i kemi pasur për tu shqyrtuar.
Janë 100 më shumë sesa vitin e kaluar.
Është një lloj barre për të gjithë dhe pastaj përfundojnë edhe juritë por ne e kemi njëherë në disa vite këtë punë por botuesit e kanë presion të përvitshëm këtë çështjen e të botuarit dhe të përgatiturit të librave në moment të fundit.
