Nis panairi i 28 i librit/ Toçi: Është një punë kolosale që hidhet tek një libër

Botuesja, Irena Toçi e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është një punë kolosale që hidhet tek një libër.

Toçi: Ne për të nxjerrë një libër në dritë na duhet më shumë se një vit, një vit e gjysëm.

Por mendo që nëse është përkthim sa kohë i është dashur atij shkrimtarit tjetër për ta kuruar atë libër, për ta shkruar.

Është një punë kolosale që hidhet tek një libër.

Mendoj se është një eksperiencë e jashtëzakonshme që ka çdo libër sado pa vlerë të jetë brenda.

Ka një eksperiencë njerëzore tek e cila ne duhet të vëmë veshin, syrin dhe të ngremë antenat tona dhe të kuptojmë çfarë atë njeri, atë shkrimtar e ka shqetësuar dhe ka marrë penën dhe është ulur të shkruajë për ne të tjerët.