Jep dorëheqjen nga PDK, Krasniqi/ Hoti: Nivel strategjik i PDK, Krasniqi udhëhiqte me njerëz të tjerë

Gazetari, Shkodran Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se dorëheqja nga PDK I Memli Krasniqit është më shumë në nivel strategjik i PDK.

Hoti: Nuk mendoj që dorëheqja e Memli Krasniqit lidhet domosdoshmërisht me atë çfaë ka ndodhur apo me epilogun e procesit të zgjedhjeve lokale.

Mendoj se kjo është më shumë në nivel strategjik i PDK.

Duhet kujtuar që përkundër faktit që Memli Krasniqi e ka udhëhequr PDK në zgjedhjet e shkurtit në zgjedhjet parlamentare, kishte kandiduar për kryeministër Bedri Hamzën pra nuk kishte kandiduar ai vetë por kishte kandiduar për kryeministër Bedri Hamzën.

I njëjti pritet besoj që të jetë edhe në krye të PDK, pra të marrë edhe drejtimin e partisë dhe kjo mendoj që është më shumë në nivel strategjie sesa një përgjigje në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit lokale.

Sepse fundja çdo proces elektoral nuk mund ti faturohet domosdoshmërisht një kryetari.

Memli Krasniqi nuk e ka udhëhequr PDK i vetëm, pra aty ka pasur një kryesi ka pasur një anëtarësi.