Cilësia ushqimore, është çelësi! UBT nis diskutimet për ndryshimet dhe reformat për sigurinë ushqimore
Një nga reformat më të rëndësishme të BE-së për anëtarësim është siguria ushqimore dhe në konferencën e mbajtur në UBT u fol për ndryshimet dhe reformat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e këtij sektori.
Gjatë muajve të fundit në Shqipëri kjo ka qenë një problematikë shqetësuese ku kamionë me produkte të ndryshme të kontaminuar me pesticide janë futur në territorin tone, të cilat mund të arrinin deri në tryezat e qytetarëve.
Bruna Bello, përfaqësuese e grupit vendor të veprimit (GVV) shprehu se po punohet për krijimin e disa platformave për procesin e grumbullimit, përpunimit dhe tharjes së produkteve për të rritur cilësinë.
I pranishëm ishte dhe Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i Përgjithshëm, i cili deklaroi se do të zbatohen normat ligjore dhe nuk do të ketë gjoba për fermerët në procesin e parë të inspektimit.
Me rëndësi u pa dhe mundësi e krijimit të laboratorëve për kryerjen e analizave të produkteve për të matur nivelin e cilësisë si dhe financimi për trajnimin e personave përgjegjës në këtë fushe për t’ju përshtatur standardeve evropiane.

