VIDEO/ Shefja e FMN-së, Georgieva: Banka e Shqipërisë, e fortë në kohë turbulencash ekonomike

Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva deklaroi sot se Bankës së Shqipërisë ka qëndruar e fortë përgjatë ndryshimeve dhe kohërave me turbulenca ekonomike.

Në fjalën e saj virtuale gjatë eventit të përvjetorit të 100-të të bankës, Georgieva tha se FMN jep mbështetjen e plotë për Bankën e Shqipërisë gjatë transformimit dhe sfidave në procesin e integrimit europian të vendit.

Georgieva e cilësoi Bankën e Shqipërisë si testament të zhvillimit ekonomik të shtetit shqiptar.  

“Jam e gëzuar që ju bashkohem sot, edhe pse në mënyrë virtuale. Ky përvjetor shekullor nuk është vetëm një festë, por edhe një testament i reformimit të institucionit.

BSh ka pasqyruar zhvillimin ekonomik të shtetit shqiptar. Vendi është përballur me ndryshime politike, goditje ekonomike dhe ndikime të zhvillimeve globale.

Sot, Shqipëria rendit përkrah vendeve me rritjen ekonomike më të mirë. Kjo falë poltiikave monetare të qëndrueshme dhe përkushtimit, që ka qëndruar i fortë në kohë turbulencash.

Kjo veçanërisht gjatë krizës ekonomike europiane dhe globale, si dhe sfidave të pandemisë. Rrugëtimi i Shqipërisë na jep mësimin se pavarësia e bankës qendrore është efektive për t’iu qëndruar përballë krizave.

Me vështrimin nga e ardhmja, përballemi me transformimin digjital, ndryshimin demografik dhe IA.

BSH ka një vizion të qartë që lidhet me anëtarësimin europian në një kohë sfidah globale. Dhe ka mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar”,-tha Georgieva.