100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko: Kemi arritur një shkallë të lartë konvergjence me normat e BE
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar për 100-vjetorin e krijimit të këtij institucioni.
Në fjalën e mbajtur, Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë ka arritur një shkallë të lartë konvergjence me normat e BE.
Më tej, guvernatori tha se pavarësisht luhatjeve, ekonomia shqiptare ka pasur rritje të të ardhurave mesatare për frymë.
Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë duhet të vijojë punën për promovimin e stabilitetit financiar të vendit. Duke u ndalur dhe te politikat monetare, Sejko tha se gjatë 3 dekadave të fundit regjimi ka rezultuar i suksesshëm.
“Çdo jubile duhet të shërbejë dhe si moment vështrimi kritik mbi atë që kemi arritur dhe atë se çfarë kemi përpara.
Vizioni për krijimin e një banke qendrore u artikulua në vitin1899 nga rilindasi Sami Frashëri. Këtë ide e përqafoi dhe e çoi përpara Ismail Qemali.
Fillimi i viteve ’90 shënoi tranzicionion e madh që solli ndryshime thelbësore për sistemin bankar. Në vitin 1992 Banka e Shqipërisë u formatua.
Banka e Shqipërisë ka arritur një shkallë të lartë konvergjence me normat e BE. Ka ndërtuar një proces efektiv dialogu. Në terma sasiorë një dëshmi e arritjeve është dhe procesi financiar.
Pavarësisht luhatjeve ekonomia shiqptare ka njohur një rritje të të ardhurave mesatare për frymë.
Banka e Shqipërisë duhet të vijojë të punojë për promovimin e stabilitetit finaciar të vendit.
Bankat qendrore duhet të kenë një kuadër të qartë të politikave për arrijtjen e objektivave.
Banka e Shqipërisë gjykon se kuadri i saj aktual afron një strategji optimale për ruajtjen e stabilizimit të çmimeve. Regjimi i inflacionit të shënjestruar ofron rrugën më të mirë për kontrollin e inflacionit. Ky regjim i politikës monetare ka rezultuar i suksseshmë gjatë 3 dekadave të fundit.
Në drejtim të rregullimit të sektorit bankar, Banka e Shqipërisë do të vijojë të punojë për rrjetet e sigurisë në BE.
Sektori bankar do të mbetet shtylla kryesore e sistemit tonë financiar.
Shqipërisë i duhet të bazojë modelin e saj të zhvillimit te rritja e produktivitetit”, tha Sejko.


