Premierë emocionuese në Pogradec/ “Dhe vdekja le të presë” rikthehet aty ku u ngjiz

Filmi “Dhe vdekja le të presë”, me regji të Edmond Topit, u shfaq për herë të parë para publikut pogradecar, pikërisht aty ku edhe u xhirua.

Në një sallë të mbush me artdashës, qytetarë, aktorë e personalitete përjetuan jo vetëm peshën artistike e realizmit, por edhe për faktin se shumë prej banorëve të qytetit ishin pjesë e xhirimeve.

Regjisori Edmond Topi, aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti dhe Ema Andrea, u shprehën të prekur nga pritja e jashtëzakonshme e publikut.

Moment prekës i mbrëmjes ishte edhe mungesa e dy ikonave të skenës shqiptare.

“Dhe vdekja le të presë” bashkon një kast të jashtëzakonshëm aktorësh shqiptarë si: Reshat Arbana, Zyliha Miloti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malkaj, Ema Andrea e shumë të tjerë