Ukrainasit dëshirojnë komedi, por kultura e tyre tani përcaktohet nga lufta

Rrrallëherë kam dëgjuar një audiencë kaq të heshtur. Kur mbaroi dokumentari “2 000 metra drejt Andrivkës” në një kinema të Kievit, askush nuk lëvizi. Kokoshkat dhe birra pothuajse nuk ishin prekur.

Filmi i Mstyslav Chernov është kaq i fuqishëm sa ndihesh sikur je në transe të tmerrshme pranë ushtarëve. Dhe duke e parë këtë në Ukrainë, një vend nën zjarr, intensiteti shumëfishohet, sipas BBC.

Në fillim të pushtimit të plotë rus në 2022, teksa shoqëria mobilizohej për t’u mbrojtur, Ukraina kishte pak kapacitet për kulturë. Vendndodhjet kulturore u mbyllën ose u përdorën për qëllime të tjera, disa u sulmuan, dhe artistët u bënë refugjatë ose ushtarë. Sot, pothuajse katër vjet më vonë, arti ka rikthyer, por gjithçka është thithur nga lufta.

Në një vizitë të fundit në Kiev, e vura re një ndryshim të dukshëm: muret e qytetit ishin mbushur me dy lloje posterash fonde për forcat në vijën e frontit, ose filma, teatro dhe ekspozita mbi luftën. Nuk ishte vetëm  “Andriika” filmi i fuqishëm: kishte edhe reklama për “Kuba and Alaska”, një dokumentar tjetër që ndjek dy infermiere luftarake femra, duke qenë njëkohësisht qesharak, frikësues dhe tragjik.

Në “Shtëpinë Ukrainase”, ish-Muzeu Lenin, po zhvillohej një retrospektivë gjigante e fotografit dokumentar Oleksandr Glyadelov. Në tre kate të ndërtesës moderne, fotot e tij shfaqnin përpjekjet e Ukrainës për pavarësi: 35 vjet për të çliruar vendin nga kontrolli rus. Në seksionin e viteve 2022 e më tej, ai tregonte viktimat e luftës në pozicione që dukeshin si varreza.

Disa banorë të Kievit shmangin këto tregime. Lufta është realiteti i tyre; i mban zgjuar natën, mes alarmit të mbrojtjes ajrore dhe raketave, në mediat sociale dhe shqetësimeve për familjarët dhe miqtë që luftojnë. Por të tjerë tërhiqen nga kjo art.

“Andriivka” është projekti më i ri i Chernov pas filmit të Mariupolit që fitoi Oscar. Fokuson një rrip 2 km në lindje të Ukrainës, një vijë drurësh që ndan ushtarët ukrainas nga pozicionet ruse. Ushtarët e kalojnë këtë terren dhe ngrejnë flamurin ukrainas mbi rrënoja, ndërsa komandat nga prapa monitorojnë me dronë dhe paralajmërojnë për kërcënime. Jetët e ushtarëve varen nga këto udhëzime.

Pas shfaqjes, audienca ishte e tronditur. “Një njeri që njoh ishte në këtë film, një ushtar, dhe ai vdiq”, tha Yulia. Një burrë më i moshuar pranoi se kishte parë filmin me lot: “Disa momente ishin shumë, shumë të vështira”, tha Taras, por theksoi se këto filma janë të nevojshëmë: “Ndoshta njerëzit do ta kuptojnë se Ukraina ka nevojë për gjithë ndihmën e mundshme për të përfunduar këtë luftë”.

Por nuk janë vetëm artet serioze që përqendrohen te lufta. Muzikalet, forma më e madhe e arratisjes, gjithashtu e përfshijnë këtë mision. Pak metra nga kinemaja,  Opera e Kievit prezanton “Patriot”, një rock-opera  me dy akte që rrëfen historinë e qytetarëve ukrainas nga revolucionet deri te lufta, me këngë që janë himne të pavarësisë.

Regjisori Petro Kachanov tha se edhe muzika ka mision: “Duhet të tregojmë se Rusia është armiku ynë i lashtë. Ata po vrasin njerëzit tanë dhe duan të na marrin lirinë”. Ai refuzoi të jepte një fund të lumtur, duke e quajtur shfaqjen një homazh për të rënët e luftës.

Shpërthimi  i dokumentarëve sot shfaq realitetin e luftës. Filmat heroikë e bëjnë të qartë armikun dhe kauzën, por edhe koston e vërtetë të konflikteve.

Olha Birzul, eksperte filmi, thotë: “Të gjithë që duan të dinë të vërtetën shkojnë në kinema.” Vetë burri i saj vdiq në luftë në 2022, dhe për të, këto filma janë një mënyrë për të nderuar sakrificat e ukrainasve”, thotë Olha Birzul, eksperte filmi.

“Në të vërtetë do të donim të shikonim edhe filma të tjerë , komedi apo dramë”,  tha Natalia, një shikues gjatë daljes nga “Cuba and Alaska”. “Natyrisht që nuk dua t’i shoh këto filma, por duhet, si gjithë të tjerët. Sepse kjo është historia jonë dhe e tashmja jonë”.