5 bashki në votime, Zhllima: Pjesëmarrja e ulët për shkak të reformës zgjedhore të PS-së dhe PD-së

Avokati Gylsen Zhllima i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi zgjedhjet e pjesshme të kësaj të diele që u mbajtën në 5 bashki të vendit.

Zhllima në analizën e tij theksoi se fajin për një pjesëmarrje kaq katastrofike që u shënua në këto zgjedhje duhet kërkuar tek dy partitë e mëdha, PS dhe PD.

“Ato duhet gjetur pasi këto të dyja kanë realizuar një reformë zgjedhore që ka prodhuar pikërisht këtë pjesëmarrje të ulët.

E po ashtu, testi i Partisë Demokratike për të garuar me kandidatë të pavarur, është një dështim më vete i saj", theksoi Zhllima.

NDIQNI ANALIZËN E PLOTË ME AVOKATIN GYLSEN ZHLLIMA