Shqipëria drejt portofolit digjital/ Gavani: Një hap i ri drejt digjitalizimit të administratës publike
Shqipëria pritet të hedhë një tjetër hap drejt modernizimit.
Së shpejti pritet të krijohet Portofoli i Identitetit Digjital një sistem që do të përqendrojë në një vend të vetëm të gjitha dokumentet dhe shërbimet publike që një qytetar përdor në jetën e përditshme.
Sipas ekspertit të IT-së Ardit Gavani ky projekt do të sjellë shërbime më të shpejta, më të sigurta dhe më të aksesueshme për qytetarët.
Për ekspertin përfshirja në këtë sistem kërkon që qytetarët të kenë smartphone dhe lidhje me internet. Për këtë arsye, po mendohet zgjerimi i rrjetit publik Wi-Fi, veçanërisht në zonat urbane.
Eksperti thekson se metodat tradicionale shpesh mbartin më shumë rreziqe dhe burokraci, ndaj portofoli digjital shihet si një alternativë më e sigurt, më e shpejtë dhe më efikase.
Ky projekt pritet të përfundojë brenda vitit 2026.
