Projektbuxheti i 2026-ës/ Nunaj: Nuk mjafton vetëm vlera, e rëndësishme si shpenzohen këto para
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në projektbuxhetin e vitit 2026 nuk mjafton vetëm vlera por e rëdësishme është edhe si shpenzohen këto para.
Nunaj: Realisht buxhetet me vlerat më të larta vijnë duke u rritur nga viti në vit.
Sepse rriten të ardhurat, nga ana tjetër rriten kërkesat ose rritet nevoja për shpenzime publike.
Që për çdo vit neve themi në thonjëza të buxhetit historik që nënkuptohet është më i madh se një vit tjetër.
Ajo çka është në analizën time themeltare në buxhet e para lidhet me destinacionin se ku ne do ti çojmë këto të ardhura publike.
Pra ku do ti shpenzojmë këto paratë e taksapaguesve për të qenë më të saktë me termin.
Dhe e dyta në këtë rast se sa do të ndikojnë këto para që do të investohen ose këto para që do të rishpërndahen ose që do të shpërndahen sipas buxhetit do të kenë një rikthim në ekonominë e vendit.
Dhe nga ana tjetër do të nxisin gjithmonë edhe më tej, e para një zhvillim ekonomik.
E dyta nxisin mirëmenaxhimin e të ardhurave të taksapaguesve dhe e treta zvogëlimin e nivele të korrupsionit.
