Progres i ngadaltë, sfida të shumta/ Sokolaj: Zbatimi i standardeve ushqimore në Shqipëri kërkon vullnet politik
Raporti i progresit i Bashkimit Evropian tregon se Shqipëria ecën ngadalë në fushën e sigurisë ushqimore.
Granit Sokolaj thotë se problemet janë të shumta, nga kapacitetet e kufizuara laboratorike dhe institucionale, deri tek shëndeti i kafshëve dhe cilësia e ushqimit, por sipas tij përmirësimi është i mundur me vullnet politik dhe koordinim institucional.
Raporti i progresit i Bashkimit Evropian tregon se avancimi i Shqipërisë në fushën e sigurisë ushqimore po ecën ngadalë.
Për të garantuar një zinxhir ushqimor të sigurt, vendi ynë duhet të përmbushë të gjitha standardet e BE-së, por problematikat vazhdojnë të jenë të shumta dhe të ndryshme.
Sipas ekspertëve, një pjesë e këtyre sfidave lidhet me afërsimin e pjesshëm me politikave të BE-së, kapacitetet e kufizuara institucionale dhe mungesën e laboratorëve të pajisur si duhet.
Një tjetër problem i rëndësishëm është gjendja e kafshëve dhe shëndeti i tyre, si dhe cilësia e ushqimit që prodhohet për to.
Ekspertët theksojnë se, megjithë vështirësitë, zbatimi i kapitullit 12 për sigurinë ushqimore dhe veterinerinë nuk është i pamundur.
Sipas tyre, gjithçka varet nga vullneti politik dhe koordinimi institucional, që janë thelbësorë për të adresuar problematikat dhe për të përmirësuar situatën.
Raporti i BE-së thekson gjithashtu se shumë nga rekomandimet që jepen çdo vit, nuk po zbatohen ende, duke e bërë progresin të kufizuar, por jo të pamundur.
Sfidat janë reale, por sipas ekspertëve, me një qasje të fokusuar dhe bashkëpunim ndërinstitucional, mund të arrihen rezultate të prekshme.
