Besimi më i madh tek produktet e fermerëve sesa ato në markete/ Qytetarët: Kontroll e transparencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 15:43
Një nga kriteret e integrimit është edhe siguria ushqimore, për të cilën Bashkimi Evropioan vë në dukje se jemi shumë prapa me planin.
Të këtij mendimi janë edhe qytetarët shqiptarë.
Sipas tyre qeveria duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim dhe nuk duhet të humbasë kohë.
Në situatën aktuale vetë qytetarët shprehen se kanë më shumë besim te produkti që shitet në rrugë nga fshatarët, se sa tek ato të paketuara.
Por pavarësisht të gjithave, qytetarët besojnë se nëse rritet cilësaie kontrollit atëherë ky do të jetë një kriter i realizueshëm përpara 2027s.
