Projektbuxheti për vitin 2026/ ''Nga 1 janari nis reforma në pensione'', Ekonomi: Disa sektorë marrin më shumë se kanë peshë në ekonomi

Kryetarja e komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi në një intervistë në Ora News u shpreh se nga 1 janari 2026 do nisë reforma në pensione.

Ekonomi: Ne kemi marrë në konsideratë rritjen ekonomike, konsolidimin fiskal, mirëqënien më të mirë për qytetarët dhe integrimin europian që ka qenë filli që përshkruante gjithë procesin tonë të planifikimit.

Prandaj disa sektorë marrin më shumë sepse disa sektorë në vite marrin më shumë ngaqë janë sektorë që kanë peshë në ekonomi.

Disa sektorë marrin më pak se pesha e tyre në ekonomi është pak më e vogël.

Por megjithatë kryefjala është mirëqënie për qytetarët.

Dhe në këtë këndvështrim projektbuxheti i këtij viti ka në vëmendje qytetarët kudo qofshin ato në skemë pensioni, punësimi.

Në sektor privat apo në sektor publik.

Nga 1 janari 2026 nis reforma në pensione. Reforma në pensione ka dy elementë.

E para ka rritjen mujore të pensioneve dhe e dyta ka indeksimin vjetor që do jetë automatik siç ka qenë.

Çdo pension do ketë rritje.