Ligji për barazinë gjininë, Myftiu i Vlorës: Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 14:02
Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka reaguar ashpër pas miratimit në Kuvend të ligjit për barazinë gjinore. Projektligji u votua dhe u miratua të enjten nga Parlamenti Shqiptar, duke shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të komuniteteve fetare në Vlorë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhllaku e quajti vendimin “një njollë të zezë”, duke shtuar: “Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë që votuat. Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli fisnik”, është shprehur Hoxhllaku.