Projektligji për barazinë gjinore/ Çipi: Ky ligj fut nocione që mund të jenë 'fara' për të mbirë diçka tjetër më vonë

Aktivisti dhe gazetari, Kastriot Çipi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ligji për barazinë gjinore ashtu sikurse ligjet e mëparshme fusin nocione që mund të jenë fara për të mbirë dhe krijuar diçka tjetër më vonë.

Çipi: Edhe ky ligj ashtu sikurse ligjet e mëparshme fusin nocione që mund të jenë fara për të mbirë dhe për të krijuar diçka tjetër më vonë.

Prsh neni 6 përmendet termi identitet gjinor.

Nuk ka në nenet e mëparshme një përkufizim se çfarë do të thotë identitet gjinor.

Dhe unë mendoj se nuk është e rastit kjo që është futur këtu identitet gjinor.

Kemi parasysh se të tilla përpjekje kanë filluar që me Konventën e Stambollit zyrtarisht e quajtur Konventa e Këshillit të Europës për parandalinin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Por dhe me ndryshimet që janë bërë kodit penal në Shqipëri ku janë futur togfjalësha të tillë si: identitet gjinor, orientim seksual, identitet seksual si e si për të dhënë mundësinë që gjinia të mos interpretohet më siç është interpretuar në mijëra vjet.