Ligji për barazinë gjinore/ Pano: Ndërhyrje kirurgjikale në kulturën tonë, Trump tha ka vetëm 2 gjini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 22:56
Në “Drejt” nga Luan Rama, pastori Akil Pano tha se për shkak të ligjit për barazinë gjinore sporti do të ketë meshkuj që do të jenë transgjinorë dhe do të garojnë si femër.
Pano: Çështjet e Barazisë, diskriminohen gratë. Ligji në këtë rast, në turpin e mazhorancës që kanë miratuar ligjin, trajton një shumtësi edhe sportin. Nuk ekziston barazia gjinore në sport, dhe nuk do të kishim sporte të ndara.
Për shkak të këtij sporti do të ketë meshkuj që do të jenë transgjinorë dhe do të garojnë si femër. Ky është një debat shumë i madh në SHBA dhe Trump tha se nuk do të ketë meshkuj që do të garojnë në kategorinë e femrave. Trump tha se ka vetëm dy gjini. Kjo është një ndërhyrje kirurgjikale në kulturën tonë kombëtare.
