Zgjidhje politike me (pa) zgjedhje/ Imeri: Kosova më afër zgjedhjeve të parakohshme se zgjidhjes së krizës

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, profesori dhe doktori i shkencave politike, Dorajet Imeri, u shpreh se vendi ndodhet më pranë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme sesa gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin aktual politik, pasi mungon dakordimi mes partive në Kosovë.

" Ne jemi më afër zgjedhjeve sesa më afër zgjidhjes së problemit politik. Me gjasë ne do të shkojmë në zgjedhjet e parakohëshme ose të jashtëzakonshme sepse nuk ka një dakordim politik në mes të partive politike në Kosovë dhe kjo është tregues që ne me gjasë shumë shpejt do të mësojmë këtë verdikt nga ana e presidentes së vendit.

Sot është më e rëndësishme se çfarë pozicionimesh politike kanë partitë politike këtu e tutje sesa epilogu i këtij ngërçi të madh politik. 

Qëndrimet aktuale të partive politike janë të mjegullta", u shpreh ndër të tjera Imeri.