Shqipëria me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islamik në Riad
Shqipëria do të përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islamik që mbahen në Riad të Arabisë Saudite.
Sportistët shqiptarë do të garojnë në 6 disiplina në këto lojëra, ku përfshihen: Xhudo, Karate, Mundje, Peshëngritje, Ping-pong dhe Taekwondo.
3 ditë nga nisja e Ceremonisë Hapëse të Lojërave të Solidaritetit Islamik, Riad 2025.
Kështu në xhudo do të jetë Erisa Brahimaj, në karate Orges Arifi dhe Melos Gashi. Në Lojërat e Solidaritetit Islamik nuk do të mungojë edhe kampionët e mundjes Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Chermen Valiev.
Gjithashtu në këto lojëra do të marrin pjesë edhe peshëngritësit Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha.
Shqipëria do të përfaqësohet edhe në ping pong me Kejdi Kalaja dhe taekwondo me Ernest Merdanaj.
Lojërat e Solidaritetit Islamik do të mbahen më 7-21 nëntor në Riad. Këto lojëra mbahen çdo katër vjet për të promovuar bashk

