Sot reper i njohur, e njihni adoleshentin e dikurshëm në këtë foto?

Reperi i njohur Buta, i cili së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve me ligjin, nuk është dukur gjithmonë kështu.

Pamja e tij e dikurshme ka habitur ndjekësit, pasi ai dukej krejt ndryshe nga imazhi i sotëm.

Në fotografi, Buta shfaqet me një stil ndryshe një pamje të pafajshme, larg qëndrimit rebel dhe imazhit provokues që e karakterizon në muzikën e tij.

Reperi ka deklaruar më herët se muzika e tij nuk është e përshtatshme për fëmijë, duke nënvizuar qëndrimin e tij realist ndaj përmbajtjes që krijon. Megjithatë, karriera e tij mbetet një ndër më të veçantat në skenën e hip-hop-it shqiptar.