Kosovë/ Koci: Gjatë takimit me Osmanin, partitë opozitare kërkuan shpalljen e zgjedhjeve sa më parë
Politologu, Melazim Koci në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë takimit të sotëm me presidenten Osmani, partitë opozitare kërkuan shpalljen e zgjedhjeve sa më parë që të jetë e mundur.
Koci: Është evidente që me 5 nëntor ne do ta dimë se çfarë do të vendoset por edhe tani është e qartë.
Sespe gjatë takimit të sotëm me presidenten Osmani, partitë opozitare të gjitha pa përjashtim e kanë bërë të qartë që nuk e kanë shumicën, nuk e disponojnë shumicën.
Nuk disponojnë numrat e nevojshëm për të bërë qeverinë.
Dhe kërkuan shpalljen e zgjedhjeve sa më parë që të jetë e mundur.
Përjashtim ishte kryeministri në detyrë, ose lideri i Vetëvendosjes, Kurti i cili duket se e ka kërkuar edhe një rast, që ti jepet edhe një rast për të bërë qeverinë.
Është evidente që nuk i ka numrat as ai.
Por kalkulon me synimin që zgjedhjet të mbahen jo nga fillimi i dhjetorit por nga fundi i dhjetorit sepse nga fundi i dhjetorit në Kosovë do të thotë kthehet një pjesë e diasporës dhe vota e tyre anon nga Vetëvendosja.
