Kurti: Shkoj me optimizëm në takimin e liderëve të partive me Osmanin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në të cilën diskutuan dhe prezantuan buxhetin dhe projektligjin për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë i cili dështoi të marrë mandatin e tretë në Kuvend pas votimit në seancën e fundit në institucionin legjislativ, aty ku mori besimin e 56 deputetëve tha se për konsensus politik duhet të ketë thirrje të logjikës dhe nacionalitetit.

Kryeministri në detyrë tha se në takimin e sotëm të presidentes me liderët e subjekteve politike shkon me optimizëm dhe konstruktivitet.

“Takimi që do ta kemi në zyrën e presidentes, aty do të diskutohet tema për të cilën jemi ftuar për hapat e mëtutjeshëm meqenëse në tentimin e parë nuk u arrit formimi i qeverisë së re. Dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm aty. Funksionimi i Kuvendit, nënkupton formimin e komisioneve parlamentare, unë nuk i kuptoj pse nuk i formojnë komisionet parlamentare, nuk kanë argumente tjera bindëse që janë jashtë logjikës dhe racionalitetit”, tha Kurti.