Presidentja vendos për qeverinë/ Zeqaj: Kosova ka disa muaj në bllokadën e qëllimshme politike
Gazetari, Florent Zeqaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Kosova ka disa muaj që vijon të jetë në bllokadën e qëllimshme politike.
Zeqaj: Në fakt Kosova vazhdon tash e disa muaj të jetë në këtë bllokadën e qëllimshme politike për shkak se oponenca politike qoftë subjekti politik i cili ka marr numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit por edhe partitë opozitare të cilat po ashtu e kanë pasur mundësinë ta krijojnë qeverinë në një farë forme nuk kanë pasur vullnetin për të bashkëpunuar e bashkërenduar axhendat e tyre politike dhe një farë forme ti japin kahje krijimit të qeverisë së re.
Ne e kemi parë sagën ose më popullorshe cirkun politik që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, me zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit.
Nuk mund të pres se ka ndonjë zhvillim të rëndësishëm për nesër.
Është më shumë si takim kurtuazie i cili në një farë forme do takohen për të mos bërë zgjidhje.