VENDI PA QEVERI/ Osmani pret sot në takim krerët e partive politike në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim liderët e partive politike në vend.
Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë nga Albin Kurtin.
E para e vendit në Kosovë, do të ketë takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet i mandatuar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë të mandatuar të ri pas takimit me Osmanin.
Kujtojmë se i mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh. /Kosovapress/

