Erion Veliaj, në rolin e pinokut

Në deklaratën e tij para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj, në shumicën e atyre që tha ishin gënjeshtra.

Duke nisur nga vendimet që ishin marrë në Këshillin Bashkiak, nga “rrëmbimi” i pretenduar nga drejtësia, ku ndryshe nga sot ku u shfaq me pranga, në momentin kur u arrestua më 10 shkurt nuk kishte as pranga, as furgon policie.

Por gënjeshtrat e tij shkojnë deri te deklaratat për djalin e tij.

Shumëkush mund t’i kujtojë herët që Erion Veliaj në rrjetet sociale, na thoshte se i mungonte i biri, që nuk e përqafonte dot se ndodhej në qeli.

Në këtë shkrim po sjellim disa prej postimeve ku përmend djalin e tij.

Por sot, Veliaj doli gënjeshtar si pinoku.

Në deklaratën e tij, Veliaj na tha se djalin dhe familjen e tij e ka takuar më shumë në burg se kur ka qenë në liri, sipas tij, për shkak të detyrës.

“Djalin tim e kam takuar më shumë në burg sesa e kam takuar në liri, e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë për shkak të kësaj detyre dhe këtij përkushtimi”, tha Veliaj.

Ky është Erion Veliaj, që për të bërë viktimën në sy të qytetarëve dhe para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shkon deri atje sa zbulon dhe gënjeshtrat për deklaratat për djalin e tij./ CNA