E diela ''ndan'' komunat në RMV/ Aziri: Rezultatet mund të ndryshojnë nga raundi i parë në atë të dytë

Nënkryetari i ASH dhe deputeti, Elmi Aziri në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut mund të ndryshojnë tërësisht nga raundi i parë në atë të dytë.

Aziri: Në ditën e dielë në mëngjes ora 7:00 kur hapen kutitë, kutitë janë të zbrazëta çdo subjekt politik, çdo kandidat, çdo koalicion ka zero vota në kuti.

Ne gjatë kësaj përvoje demokratike të zgjedhjeve shumë herë ose gati në çdo zgjedhje kemi qenë dëshmitar të përmbysjes së rezultateve.

Ku rezultati nga raundi i parë ka dalluar dukshëm prej rezultatit të raundit të dytë.

Kemi pasur edhe përmbysje, nëse një koalicion ka qenë në epërsi në raundin e parë, në raundin e dytë është dyfishuar epërsia por në krahun e kundërt.

Kështu që besoj se Aleanca Kombëtare për Integrim me seriozitetin maksimal i qaset raundit të dytë.

Ne në të gjitha komunat që garojmë pretendojmë që në raundin e dytë të jemi fitues.