''Tik-Taku'' për Qeverinë e Kosovës/ Berisha: Dështimi i kësaj qeverie, në 5 vite asnjë zhvillim

Politikani nga PDK, Hisen Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se dështimi i qeverisë Kurti është se në 5 vite të plota nuk ka pasur asnjë zhvillim.

Berisha: Kjo qeveri për 5 vite deri në ditën e sotme nuk ka bërë asnjë të mirë në këtë vend.

Një ndër dështimet e kësaj qeverie ishte për 5 vite asnji njohje.

I kanë 5 vite të plota dhe nuk ka pasur as integrim në Interpol, as në Europol, as në mekanizma të tjerë të BE as ndërkombëtar.

Presidentja do përballet me atë që vetë e ka bërë hapin e parë në kompromentimin e këtij procesi.

Tani po hyjmë në vitin e 26 pa buxhet të miratuar dhe është pasojë direkte e zvarritjes së procesit të konstituimit të insitucioneve pas zgjedhjeve.

Dhe kuptohet në mungesë të një qeverie funksionale e cila do duhej ta kishte mandatin e plotë politikisht.