I dënuar për dh*në në familje në Itali, kapet 58-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 09:46
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
