Arsenali i armëve në mes të Tiranës, furgoni me logo “mirëmbajtja rrugore”, 3 javë i parkuar te “Myslym Shyri”
Të paktën 3 javë ka qëndruar furgoni i loguar në bllokun e pallateve në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ku brenda saj kishte armë zjarri.
Burime policore tregojnë se i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje, Eugert Sino, më herët ka qenë punonjës i “Monopol Lounge” ku pak javë më parë u godit nga SPAK.
Fugoni rezulton në emër të të riut Sino, por ai vetë ka treguar se nuk ishte në dijeni të armëve që ishin brenda saj.
Policia e Tiranës ka arritur të sigurojë të dhëna për personat në fjalë ku me pas nisen vëzhgimet në terren.
Një ditë para ndërhyrjes, Policia Rrugore i ka vendosur një masë administrative për parkim të gabuar, por asnjë prej tyre nuk u interesua për të paguar gjobën.
Ky furgon besohet se lëvizte gjatë orëve të darkës me fenelina ndezur.
Sipas policisë besohet se përreth zonës së “Myslym Shyrit” ekziston një baze armësh për të cilën policia ka nisur me kontrollet për gjetjen e armatimeve.

