Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, pritet nga Princi Mohammed

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.