"Prokuroria ka dështuar"/ Blushi: Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur
“Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk ëhstë vetëm një dokument me statistika, por një raport i ndërtuar mbi jetë njerëzish, dramsh dhe tragjedi familjare dhe shoqërore.
Cdo numër në atë raport është një nënë që pret djalin e saj pas hekurave.
Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur dhe 1/3 pa akuza.
U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin, por se Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar dhe ka përmbushur vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg..
A i heton prokuroria se kush po i mbush çantat e fëmijëve me drogë edhe thika apo se kush po i vret në oborret e shkollave.
Në shkollat e Shqipërisë, gjen më shumë armë dhe drogë, sesa libra Kush heton për këtë fakt?
Kur drejtësia kthehet në vegël politike, ajo nuk është gje tjetër, veçse një armike e interesit publik. Drejtësia ose është për të gjithë, ose mos të jetë fare”, tha Blushi.
