Binaj: Të rregullojmë trafikun, në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 13:29
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë sot një shqetësim të përditshëm të banorëve të kryeqytetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj shprehet se trafiku në Tiranë i bën qytetarët të humbasin 15 ditë në vit.
Binaj shkruan se nëse rregullohet trafiku në kryqytet, ajo kohë e shpenzuar gjatë pritjes në rrugë mund të kalohet me familjen.
Postimi i Plotë:
Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik.
Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë.
Në një vit humb 15 ditë.
Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë, ato 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë.
