Çfarë është jeta, sipas Hermann Hesse?!

“Jeta nuk ka kuptim, është mizore, marrëzore dhe, pavarësisht nga gjithçka, e mrekullueshme, ajo nuk tallet me njerëzit (sepse për këtë duhet shpirt), por as nuk merret me ta më shumë se me krimbat. Që pikërisht njeriu të jetë një tekë apo një lojë mizore e natyrës, është një gabim që e shpik vetë njeriu, sepse e konsideron veten tepër të rëndësishëm. Duhet të kuptojmë se për ne, njerëzit, jeta nuk është më e vështirë sesa për një zog apo një milingonë, përkundrazi, është më e lehtë dhe më e bukur.

Duhet ta pranojmë mizorinë e jetës dhe domosdoshmërinë e vdekjes, jo me vajtime, por duke shijuar këtë dëshpërim. Vetëm pasi të kemi përtypur gjithë egërsinë ose mungesën e kuptimit të natyrës, mund të fillojmë të përballemi me këtë boshllëk të ashpër dhe t’i rrëmbejmë një domethënie. Kjo është më e madhja dhe e vetmja gjë për të cilën është i aftë njeriu. Gjithçka tjetër e bëjnë më mirë kafshët.

Për shumicën e njerëzve, mungesa e kuptimit të jetës është një fatkeqësi po aq e parëndësishme sa edhe për krimbat.

Por pikërisht ata të paktë që vuajnë prej saj dhe fillojnë të kërkojnë kuptimin, janë ata që përbëjnë kuptimin e njerëzimit.”

/ Shkëputur nga “Kuptimi i njerëzimit” -  Përgatiti: Albert Vataj