Dikur e kishe se ku të mbështesje kokën, sot je prehër prehjeje për të kujtuar nënën

Dikur ajo kishte ku të mbështeste kokën, të ndjente prekjet e duarve të buta e ledhat e ngadalta, zërin që dëgjonte t'i oshëtinte nga thellë brenda vetes, praninë që shtynte tej çdo vetmi dhe e bënte atë të ishte ende ajo vajza që kllapitet në atë prehër dhe shihte ëndrrat më të bukura.

Dikur ajo kishte nënën pranë, por sot ka vetëm kujtimet, fustanin e saj dhe një fotografi, mbi të cilat ajo nuk mund të mbështete as të prehet, të flasë dhe të mos dëgjohet, të qajë dhe të mos ketë kush t'ia fshij lotët, të dojë të ndihet vajza e ëndrrave dhe të mos ketë zemër t'ia çel portën që e kthen pas.

Sot ajo është vetëm me kujtimet dhe dhimbjen e asaj mungese që i dhemb në shpirt.

Sot është një bij e vetmuar që dëgjon heshtjen t'i pëshpërisë në vesh zërin që nuk e dëgjon më.

Sot është një grua, që dëgjon të zgjohet nga thellë, thirrja e zemrës që e fton të ndeshet në betejën me humbjen.

Sot ajo është një nënë që pret bijën e saj t'i tregojë se edhe ajo ka nevojë për një prehër ku të mbështet kokën, një dorë të butë që ta ledh, dhe një kllapi ta kthejë në viset e ëndrrave të bukura të vajzës së vogël, te lojërat dhe kukullat.

Po...!

"Nëse jeni një grua që ka humbur nënën e saj dhe keni pasur një marrëdhënie dashurie me të, çdo ditë do të jetë një kujtesë e mungesës së saj., shkruan Angel Azra.

"Do të dëshironi vazhdimisht të dëgjoni zërin e saj ose të kërkoni këshillën e saj për herë të fundit. Gjithmonë do të ketë keqardhje për rastet kur keni injoruar telefonatat e saj ose nuk e keni vizituar, duke menduar se keni qenë shumë të zënë", do të vijonte ajo.

"Tani, ju e kuptoni se koncepti i të qenit "e zënë" është një iluzion", është ajo që do të të mbetet një pendesë që do të të zhysë thellë e më thellë në faj, dhe vetja nuk do të mund të t'i shërojë këto plagë.

"Nëna juaj ishte e vërtetë dhe tani ajo është larguar është në përfytyrime, ka ikur, duke ju lënë të ndiheni thellësisht vetëm", e braktisur nga të gjithë, sepse ajo ishte gjithkush që ti pate dhe gjithçka që ti meritove.

"Ndjenja e braktisjes mund të jetë dërrmuese, pavarësisht se sa njerëz të dashur ju rrethojnë; askush nuk mund ta zëvendësojë atë", sepse askush nuk mund të jetë ai prehër ku ti mund të mbështesje kokën. Askush, sado i dashur, nuk mund të jetë ajo, nëna, ndarja me të cilën mbetet ndarje të vetes tënde në dy pjesë, asaj që shuhet me të dhe asaj që i jepet të tjerëve. Asgjë nuk mbetet për ty.

"Me largimin e nënës suaj, ju e gjeni veten në rolin e saj, që pritet t'u ofroni udhëzime, dashuri dhe mbështetje të tjerëve. Ky ndryshim mund të jetë i mundimshëm, por ju keni forcën për ta përballuar atë," të mbani në jetë nënën që ju kthen te nëna, sepse u ushyet me nënën për të qenë një nënë.

"Ajo ju përgatiti mirë; ajo ju rrënjos vlera, ju bëri të qëndrueshëm dhe ju mbushi me dashuri që mund ta ndani ende", pa mundur dot të rrinte ende me ty.

"Pra, ecni përpara dhe nderoni kujtimin e saj," duke qenë ajo që të mungon.

"Mos harroni të ushqeni vajzën e vogël brenda jush, e cila ende ka mall për nënën e saj" ka ende dashuri për të dëshiruar hyjnisht. Trajtojeni veten me mirësi, siç nëna zgjodhi të ikte për të lënë në ty nënën, nënën që do të jetë shenjtore e një altari ku dëgjohen lutje dhe Zoti i bën duart që zgjaten drejt teje, duar nënë, plot, përplot dashuri dhe shpirtje.