Në mbrojtje të gjuhës/ Fondacioni ''Arben Tafaj'' me nismën e veçantë për Tiranën

“Trashëgimia gjuhësore e Tiranës mes Globalizmit dhe Teknologjisë”, ishte forumi nga fondacioni Arben Tafaj që u zhvillua këtë të shtunë.

Aktiviteti në qendër të vëmendjes kishte ruajtjen e identitetit kulturor dhe historik të kryeqytetit por mbi të gjitha të dialektit.

Në fjalën e tij, Ilir Tafaj theksoi se rëndësinë e përcuarjes së dialektit tek të rinjtë.

Nga ana e saj, Lili Sula u shpreh se deri më tani nuk ka një studim mbi dialektin e tiranës, çka fton ekspertët të punojnë mbi këtë temë.

Në fund të aktivitetit Fondacioni Arben Tafaj, nderoi me titullin “Misionar i Vlerave” Profesore Lili Sulën për kontributin e shquar universitar në mësimdhënie dhe studimin e Letërsisë Shqipe si dhe në fushë të Albanologjisë.