Kurti nuk bën dot Qeverinë, Isufi: Lajmi i mirë është degradimi i Listës Serbe me mos ndikimin e saj
Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet.
Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë.
Gazetari Venhar Isufi në një raportim nga Kosova në studion e lajmeve në “Ora News” mbi zhvillimet e kësaj të diele në Kuvend u shpreh se ashtu siç u veprua në gjashtë muajt e fundit për konstituimin e Kuvendit, edhe sot pamë bllokadën e radhës.
“Ashtu si dhe këto gjashtë muaj edhe sot pamë që vullneti politik i ka munguar politikës së Kosovës.
Nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes partive politike si nga partia e shumicës asaj Vetëvendosje, por edhe partive opozitare.
Ajo çfarë kemi parë deri tani vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por edhe me disa deputetë të opozitës, por sot kjo nuk u shfaq.
Por sot nuk u pa të ketë dhe ndonjë marrëveshje me Listën Serbe.
Ajo që vlen të thuhet është se sot kemi një politikë ndryshe, nuk kemi nevojë apo s’kemi më situata ku janë pritur për të ardhur pjesëtarë të Listës Serbe për ta votuar qeverinë e Kosovës.
Pra, sot Lista Serbe jo vetëm është degraduar në këtë formë, por është degraduar deri në mosndikimin e saj tek institucionet e Republikës së Kosovës dhe unë e shikoj këtë si hap pozitiv për vendin tonë.
Ndonëse i ka fituar disa nga komunat me shumicë serbe në zgjedhjet e fundit të 12 tetorit, por e mira është që Lista Serbe ka mbetur jashtë institucioneve të qeverisjes qendrore”, u shpreh ndër të tjera gazetari Venhar Isufi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARI VENHAR ISUFI

