Pak orë nga afati i qeverisë ''Kurti 3''/ Abazi: Procesi i komplikuar, Vetëvendosja taktika për të krijuar qeverinë

Ish-zv.Kryeministri i Kosovës, Haki Abazi në një intervistë në Ora News u shpreh se procesi për krijimin e qeverisë në Kosovë është një proces i komplikuar.

Abazi: Tani ky është rezultati më shumë se një vit pa institucione, pa Kuvendin e Republikës.

Një procesi mjaft të kompilkuar pas zgjedhjeve pikërisht për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që e vetme të bëjë numrat e nevojshëm, të domosdoshëm për të krijuar qeverinë.

Ndërkohë ka krijuar si të themi një lojë taktikash për të tentuar që të arrijë deri tek numrat e mjaftueshëm e të domosdoshëm për të krijuar qeverinë.

Sot një ditë para është e qartë që Kurti përveçse ka dështuar të bëjë një gjë të tillë, është plotësisht i ekspozuar nga refuzimi i të gjitha partive politike përfshi edhe për herë të parë në historinë e Kosovës nga disa deputetë të grupeve minoritare jo serbe të cilët kanë refuzuar që të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Tanimë është e ditur se përveçse ndodh një çudi e madhe apo ndonjë instrument shantazhi i cili mund të tejkalojë racionalitetin politik të individit deputet, Kosova hyn në një fazë tjetër të një takimi të domosdoshëm nga ana e presidentes me partitë politike të tjera në Kuvendin e Republikës.