Tirana plot me turistë edhe në tetor, çmimet konkurruese me vendet e tjera te rajonit

Në këtë te diele tetori ku sezoni turistik ka përfunduar dhe qytet bregdetare janë te boshatisura, Tirana vazhdon te gëlojë nga turistet e huaj, edhe pse kushtet atmosferike nuk janë më idealet.

Nuk vijnë vetëm nga Europa, por edhe nga kontinentet përtej oqeanit. Një tjetër turist nga Australia, e ka zgjedhur Shqipërinë i nisur nga kurioziteti, por çmimet e lira ia kanë shtyrë kthimin.

Të impresionuar nga kultura, mikpritja e kulinaria shprehin dëshirën për ta vizituar sërish Tiranën dhe qytete te tjera te Shqipërisë.

Por vizitat nuk janë thjesht personale, por edhe të organizuar në grupe, për të eksploruar natyrën që ofrojnë malet e pyjet shqiptare.

Tirana ju ofron atyre komoditet e nevojshme dhe çmimet konkurruese me vendet e tjera te rajonit një arsye kjo për ta zgjedhur Shqipërinë, ku kultura dhe mikpritja ngelen me kryesoret.