Tiranë/ Çifti sjell në jetë katërnjakë në maternitetin “Koço Gliozheni”

Një çift në Tiranë ka sjellë në jetë katërnjakë. Fëmijët ndodhen në gjendje shumë të mirë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro, ardhur nga një shtatzani normale.

Jetë të gjatë vogëlushëve, të ciët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obsetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Mirënjohjeve  për përkushtimin bluzave të bardha në të gjithë vendin, në veçanti aty ku lind jeta”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.