U përplasën nga një makinë në aksin Pogradec-Korçë, turistët francezë dërgohen drejt Traumës në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2025, 12:47
Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë janë nisur me ambulancë për në spitalin e traumës në kryeqytet.
Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin "Politraumë" e cila trajtohet vetëm në kryeqytet.
Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja. Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kryqëzimit të Çerravës mjeti tip BMË ju ka prerë rrugën duke shkaktuar përplasjen.