Të shtëna në një festë në Karolinën e Veriut, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

Një ngjarje tragjike ndodhi në Robeson County në Karolinën e Veriut, ku 13 persona u qëlluan me armë gjatë një feste të vonë në natë.

Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë janë në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi pranë Maxton, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Raleigh, afër kufirit me Karolinën e Jugut.

Sipas zyrtarëve të Shërbimit të Sherifit të Robeson County, mbi 150 persona u shpërndanë nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin forcat e rendit.

Aktualisht, nuk ka informacione për arrestime dhe hetuesit po kërkojnë dëshmitarë ose persona që ishin të pranishëm për të ofruar informacione.

Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një incident të izoluar dhe kanë siguruar publikun se nuk ka kërcënim të mëtejshëm për komunitetin.