Grabitja spektakolare! Muzeu i Luvrit zhvendos bizhuteritë më të çmuara në Bankën e Francës
Luvri ka zhvendosur disa nga bizhuteritë e tij më të vlefshme në Bankën e Francës, pas grabitjes javën e kaluar që nxori në pah cenueshmërinë e muzeut të famshëm. Transferimi i disa objekteve të çmuara nga “Salla e Apolonit” e muzeut, ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës franceze, u krye dje, të premten, nën shoqërimin e policisë sekrete.
Banka e Francës, e cila strehon rezervat e arit të vendit në një kasafortë masive 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena.
Grabitësit morëm tetë bizhuteriu me vlerë rreth 102 milionë dollarë, nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke ekspozuar boshllëqe sigurie ndërsa hajdutët hynë në muzeun më të vizituar në botë duke përdorur një vinç për të thyer një dritare të katit të sipërm ndërsa muzeu ishte i hapur.
Pas grabitjes spektakolare, hajdutët u larguan me motoçikleta. Lajmi për vjedhjen bëri sensacion në të gjithë botën, duke shkaktuar reflektim në Francë për atë që disa e konsideruan një poshtërim kombëtar.
