Nuk është mur është altar. Nuk është as art, është dëshmia e përditshmërisë së një qyteti.
Jeta 35-vjeçare e një murales në zemrën e Napolit
Kur viziton Napolin, futesh në një dimension tjetër jetësor, me ritëm, ngjyra, zëra, melodi e zhurmë.
Aroma e sardeleve të saposkuqura, e ëmbëlsirave tipike sapo dalla bga furri në formë guacke me peta të holla (sfogliatelle), babá me rum, limonatës, picës dhe frutave të detit përzihen duke krijuar një simfoni kënaqësish njerëzore.
Ky është Napoli: një qytet unik ku multikulturalizmi është vënë në shërbim të autenticitetit.
Nga ballkonet varen rroba shumëngjyrëshe si piktura të një realizmi abstrakt. Zonjat flasin në dialekt dhe të përshëndesin me duar. Pak më tutje nje grup ushtarësh të rinj që patrullojnë qytetin të tregojne shkurt e qsrtë rrugën;“Signòr addò sta ’a tabbelluna gira e piglia ’a sesta strata. Va dritto e arrivi da sola davanti a Dio.”
Në zemër të Quartieri Spagnoli, atje ku rrugicat ngjiten drejt dritës, një mur rrëfen një histori dashurie të përjetshme: dashurinë e Napolit për Diego Armando Maradonën.
Nuk është murales, është altar.
Dhe Maradona nuk është është zot.
Qëndron me fanellën blu dhe numrin 10 si një shenjtor i popullit që realizoi ëndrrën e një qyteti të tërë.
Ky nuk është mur. Është altar.
Qe viti 1990. Napoli sapo kishte fituar titullin e dytë kampion të Italisë, dhe entuziazmi kishte pushtuar çdo rrugicë e shesh. Quteti ishte veshur me fotografite e fanellën e Diego Armand9 Maragina.
23-vjeçari Mario Filardi, vendosi t’i falte qytetit të tij një kujtim të përjetshëm. Ai punonte si kamarier nëpër botë në Zvicër, Londër, Madrid, Australi por në shpirt ishte artist.
Në dy net e tri ditë, nën dritat e makinave që banorët i mbanin ndezur për ta ndihmuar, ai pikturoi fytyrën e Maradonës në murin gri të rrugës De Deo, në zemër të Quartieri Spagnoli.
Ishte një akt dashurie, një lutje, një dhuratë për popullin e tij.
U ngrit një altar.
Vite më vonë lagështia, pluhuri dhe koha zbehën ngjyrat e ikonës.
Fytyra e Diegos u zhduk e në mesin e viteve 2000, nga muri mbetën vetëm konturet.
Artisi i veprês Mario Filardi ëndërronte ta rindërtonte, por fati nuk ia dha mundësinë. ai u nda nga jeta në vitin 2010, në Zyrih.
E megjithatë, Napoli nuk harron.
Në vitin 2016, një tjetër djalë i lagjes, Salvatore Iodice, artist autodidakt, mori nismën për ta ringjallur veprën.
Atelienë e kishte aty pranë, në rrugicat e Spagnoli-ve, dhe për të ky mur ishte kujtim i fëmijërisë. Ai kontaktoi familjen Filardi, mblodhi 3.000 euro përmes kontributeve të banorëve dhe miqve, mori ndihmën e Komunës së Napolit (që i ofroi një vinç ngritëse), dhe siguroi të gjitha lejet e nevojshme.
Iodice ruajti strukturën origjinale të muralesit të Filardit, por zgjodhi ta rishikojë figurën e Maradonës në stil fumettistico.
Por shumë banorë të Quartieri Spagnoli shpresonin për një restaurim artistik më realist, që t’i jepte Diegos një fytyrë më njerëzore.
Kërkesa e njerëzve çoi në një kapitull të ri të historisë.
Në vjeshtën e 2017, artisti argjentinas Francisco Bosoletti, i njohur për muralet e tij në lagjet më të bukura të Napolit, punonte pranë Via De Deo, duke realizuar një vepër në nder të statujës “La Pudicizia” të Antonio Corradini në Cappella Sansevero.
Fillimisht hezitoi të prekte muralesin e një kolegu, por me miratimin e Iodices dhe me dëshirën e banorëve, vendosi të ndërhynte.
Bosoletti rikrijoi fytyrën e Maradonës, duke e bërë më natyrale, më njerëzore, ndërsa pjesën tjetër të trupit e la të paprekur.
Kështu, siç shkroi gazetari Marco Perillo në Il Mattino di Napoli:
“Koka e re e Maradonës sot qëndron mbi atë pallat, duke mbyllur një rreth pasioni tërësisht argjentinas dhe napolitan.”
Në atë moment, historia u plotësua: nga një mur gri në vitin 1990, te një vepër e restauruar me dashuri, dhe më pas në një simbol ndërkombëtar që lidh Argjentinën me Napolin si dy vende të një shpirti të vetëm.
Sot, 35 vjet pas lindjes së tij, muralesi i Maradonës mbetet një vend pelegrinazhi.
Këtë fund tetori 2025 në Largo Maradona ndalen çdo ditë njerëz nga e gjithë bota: turistë, tifozë, poetë, familje napolitane që ndezin një qiri nën figurën e Diegos.
Kush lë shallin blu të skuadrës, të tjerë një flamur të vjetër apo një fotografi.
Në mur lexon një mbishkrimin
“Dios existe.”
Në këto ditë tetori drita rrëshqet mbi muret e vjetra e rrugicat ku çdo portê e dritare ështê krhyer në artizanate ushqimi e punimi.
Në sheshin Maradona e bordurat rrethuese tê murales janë dhjetra të rinj që e rrethojnë si fansat e një siperstari që pp performon për ta. Një djalë i vogël luan me top e thërret Forca Napoli, dhe një poet reciton vargje për “njeriun që i mësoi Napolit të besojë te mrekullia”.
Dhe sipër tyre, Diego buzëqesh.
"Dio existe" jo mbi mur por në demesionin jetësor të cdo napoletani. Ai është Diego Armando Maradona.
Në Napoli, arti dhe feja, futbolli dhe shpirti janë e njëjta gjë.
Ky qytet e ka kthyer një mur në altar, një lojtar në shenjtor, një kujtim në jetë.
Pas 35 vjetësh, murales i Maradonës nuk është më vetëm një vepër është dëshmi e qytetit.

