"Ke një theks shumë të bukur, por nuk e kuptojmë dot çfarë po thua", VIDEO VIRALE e Trump! Kritikohet ashpër pas komenteve ndaj gazetares franceze

Një moment nga një konferencë për shtyp e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është bërë viral në rrjetet sociale, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk arriti të kuptonte pyetjen e një gazetareje franceze. Gazetarja kishte pyetur lidhur me një votim në Knesset për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke kërkuar reagimin e Trump për ndikimin që kjo mund të kishte në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

Trump: Mund ta ngrini zërin ju lutem?

Gazetarja: Po. Dje në Knesset në Izrael pati një votim për aneksimin e Bregut Perëndimor. A e shihni si një sfidë ndaj përpjekjeve tuaja për paqe?

Trump: A mund të përgjigjesh ti? (i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi) sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që ajo po thotë. Ku je? Nga je? Nga je? Je nga Franca. Ke një theks shumë të bukur, por nuk e kuptojmë dot çfarë po thua.

(Pam Bondi i pëshpërit diçka në vesh Trump-it)

Trump: Sa i përket Bregut Perëndimor, mos u shqetësoni për të. Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor. Mirë? Mos u shqetësoni. Ajo ishte pyetja jote? Ata nuk do të bëjnë asgjë me Bregun Perëndimor. Mos u shqetësoni. Izraeli po ecën shumë mirë. Ata nuk do të bëjnë asgjë me të.