Zjarr në një kabinë elektrike në Fier, panik te banorët, zjarrfikësit neutralizojnë flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 19:17
Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.
