Durrës/ Bllokohet në port kontejneri me mallra të falsifikuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 12:14
Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale. Administrata Doganore po vijon kontrollet për të verifikuar mallrat në port.