“Pa kapital njerëzor nuk ka rrugë në BE” Emigracioni dhe plakja e popullsisë problem për Shqipërinë

Në Tiranë u zhvillua konferenca për rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik të vendit. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se investimi në njerëz është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa përfaqësues të OKB-së dhe qeverisë kërkuan politika më efikase për arsimin dhe fuqinë punëtore.

Të investosh ne kapitalin njerëzor nuk është kosto, por privilegj. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato në konferencën kushtuar pikërisht kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik të vendit.

Gonzato thekson se mungesa investimit dhe zhvillimit ne këtë sektor do ta vështirësojë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Në të njëjtën linjë ishte edhe koordinatorja e OKB-së në Shqipëri, Ingrid McDonald.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe zv/ministrja e ekonomisë Olta Manjani e cila vuri në dukje se lëvizja demografike dhe plakja e popullsisë janë dy faktorët më problematikë me të cilët po hasen bizneset në vend.

Sipas saj zhvillimi i shpejt i teknologjisë po mbyll hapësirat për shumë vende pune, por kapitali njerëzor nuk mund të mbetet mënjanë, duke qëndruar një prioritet I qeverisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.